KreuAktualitetiLajmi i fundit_SPAK TEK AKSHI PËR TENDERIN 16.5 MLN EURO TË LABORATORËVE

Lajmi i fundit_SPAK TEK AKSHI PËR TENDERIN 16.5 MLN EURO TË LABORATORËVE

Lajmi i fundit_SPAK TEK AKSHI PËR TENDERIN 16.5 MLN EURO TË LABORATORËVE

Sulmet kibernetike të dy viteve të fundit treguan se paratë e buxhetit për sigurinë teknologjike të institucioneve dhe databazës harxhoheshin në mënyrë të dyshimtë dhe u ngritën spekulime për prokurimet në të gjitha fushat, përfshi edhe pajisjen e shkollave me kompjutera.

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar sot paradite edhe një aksion të madh në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë në zyrat e AKSHI-t duke sekuestruar kompjuterë dhe telefona në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Sipas raportimit të “Kapitali.al”, bëhet fjalë për tenderin laboratorëve smart në shkollat 9-vjeçare. Ky tender u vesh me dyshime të forta për parregullsi, kur në datën e parashikuar të garës AKSHI ndryshoi kriteret, e denoncuar më parë.

“Me një fond limit prej 1.66 miliardë lekësh ose 16.5 milionë euro, tenderi parashikonte pajisjen e rreth 216 shkollave në rang vendi me klasa laboratorike. Këto klasa përmbanin nga 14-19 lap top dhe pajisjet e tjera në funksion të tyre. Pra rreth 80 mijë euro kosto për çdo klasë, një çmim dukshëm i fryrë.

Pas ndryshimit të kritereve, në ditën e garës, tenderi u fitua nga kompania Albascan, një firmë e cila është ngjitur rrufeshëm duke u shndërruar në një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të AKSHI-t, edhe pse në vitin 2017 kjo kompani kishte një xhiro të papërfillshme”, shkruan agjencia në fjalë.

Me sa duket tenderat e AKSHI-t tashmë kanë hyrë në orbitën e SPAK. Kapitali ka mësuar se hetuesit e BKH kanë sekuestruar një sërë kompjuterash dhe materialesh në cilësinë e provës. Veç këtyre janë sekuestruar edhe telefonat e disa punonjësve, ndërkohë që një tjetër procedurë e cila po verifikohet është ajo e sistemit elektronik të burgjeve, që u përfshi nga skandali, kur në një burg të vendit ndodhi vrasje me armë zjarri dhe u konstatua se kamerat nuk punonin prej muajsh, edhe pse paratë paguheshin tek kompania private.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit