HomeAktualitetiEnno Bozdo ka dhënë detaje se çfarë është dhe çfarë synon në...

Enno Bozdo ka dhënë detaje se çfarë është dhe çfarë synon në thelb nisma e re brenda PD -“IDE”!

“IDE” është fronti më i ri opozitar i prezantuar dje. Një nga përfaqësuesit e saj Enno Bozdo ka dhënë detaje se çfarë është dhe çfarë synon në thelb kjo iniciativë. Pjesëmarrja e tij në ketë Lëvizje të re demokratike,  tregon edhe një herë hemoragjinë e vazhdueshme të figurave të PD nga PD e mbetur e Bashës.

 

“Janë njerëz të paangazhuar sot në politikë që ndjejnë nevojën e shndërrimit radikal politik. Dje ishte vetëm prezantimi i kësaj nisme dhe së shpejt do të kemi hapa konkretë për t’i qëndruar fort asaj që thamë dje; që opozita nuk është më monopol i askujt. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar PD. E kemi quajtur “IDE” duke luajtur me fjalët se mendojmë që thelbi është ideja,” shprehet Bozdo.

“Derën e kanë të hapur pavarësisht nëse është apo jo anëtar i PD. Rëndësi ka kauza dhe ideja. Për sa i përket situatës ku është PD, Kadilli ka dhënë kontribut të çmuar me manifestin politik. PD duhet të ndryshonte mënyrën e të bërit opozitë, të gjithë aksionin politik, vetëm kështu mund ta çojmë PD në qeverisjen e vendit dhe ky vend është i dëshpëruar për një qeverisje të mirë të PD. Sot PD është tkurrur dhe i mungon lidershipi. Ne duhet të përmirësohemi ndjeshëm dhe një mënyrë thellësisht e ndryshme e të bërit opozitë. Nga kjo krizë dhe nga lëvizja e jona do të marrim më të mirën, do të ringrihemi për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët

Brenda PD ka grupime njerëzish që mendojnë ndryshe për çështje të caktuara për sa kohë kjo konturohet brenda qendrës së djathtë dhe kjo vlen për të gjitha partitë. Ne mendojmë që opozita duhet të shpalosë një tjetër vizion të saj, mos të mjaftohemi me opozitën vertikale të partisë, por secili nga ne të bëjë opozitën e tij. Për sa kohë unë zgjedh të jem në opozitë dhe jam anëtar i PD, unë mund të bëj gjithçka dhe ta konkretizoj me veprime politike. Nuk e shoh si çështje të fraksionimit, por në sensin kulturor sesi perceptohet opozita. Ne mendojmë që secili nga ne duhet të bëjë më shumë, nuk duhet të presim. Shoqëria është hapa përpara dhe pret tjetër gjë nga ajo që po ndodh sot në PD. Ndërsa shpresat janë të mbyllura me Ramën, shoqëria është në neurozë për të ndryshuar realitetin dhe me njerëz me ide të pastra, ky kontribut do ta ndihmojë PD,” theksoi Bozdo

“Përplasja mes ish-kryetarit dhe kryetari është, por nuk është vetëm kjo. Problematika me mënyrën e të bërit opozitë të PD ka ekzistuar edhe muaj më parë kur kjo përplasje nuk kishte ndodhur, por edhe kur ndodheshin në të njëjtën llogore politike. Këto çështje i kemi parë me shqetësim. Partia ka vajtur drejt një thatësire burokratike dhe nuk është e aftë të marrë dhe transmetojë sinjale në shoqëri. Ka shumë njerëz të talentuar dhe me integritet profesional që e kuptojnë që Shqipëria nuk mund të vazhdojë kështu se në krye të 5 vjetëve nuk do të mbetet më njeri i saktë, dhe vendi shkon në falimentim, atëherë ose duhet të bëjmë diçka ose do ikim të gjithë. Sot ka ardhur koha që opinioni të kuptojë që nuk është përplasje mes kryetarit e ish- kryetarit, por ka kërkesën e demokratëve për opozitë më të mieë dhe cilësore. Problemi ynë është opozita cilësore, jo përplasja mes dy njerëzve. Problemi ynë është hapja e PD. Ne duhet të përmirësohemi ndjeshëm dhe një mënyrë thellësisht e ndryshme e të bërit opozitë. Pavarësisht se kush flet apo jo, shumica ndajnë këtë mendim dhe ne konkretizojmë sot diçka që kemi vite që e mendojmë. Shoqëria nuk duhet të shohë një përplasje mes dy njerëzve, por PD është futur në proces transformimi të pandalshëm,” vazhdoi më tej Enno Bozdo.

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments