ORSINI, DUKA I ILIRISË
(“Nata e dymbëdhjetë” e William Shekspeare zhvillohet në Iliri)
Një prej veprave më të mëdha të dramaturgjisë botërore është edhe “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit. Ajo cilësohet si një komedi romantike shkruar rreth viteve 1601 – 1602. Gjithë veprimi i kësaj vepre zhvillohet në një prej principatave të Ilirisë. Nga personazhet, skenat dhe zhvillimi i veprimeve shihet se Shekspiri ka pasur shumë njohuri mbi organizimin principial të Ilirisë. Në didaskalinë hyrëse thuhet: “Skena zhvillohet në një qytet të Ilirisë dhe në bregdetin që është aty pranë.”
Në të ne shohim mjedisin qytetar që lulëzonte në periudhën e principatave në shtetin Ilir, i cili sipas arkeologëve dhe historianëve është themeluar rreth 2300-2400 vite më parë. Qeveritari kryesor ishte duka (për të cilën besoj se vjen prej shqipes genisht “me u dukë”). Orsini ishte duka që qeveriste asi kohe Ilirinë sipas Shekspirit.
Rreth kësaj vepre të Shekspirit janë krijuar shumë piktura të cilat mbartin atmosferën e veprës, por edhe të kohës kur zhvillohen veprimet.
Nisur nga fakti që Verona, vendi i zhvillimit të tragjedisë “Romeo dhe Zhuljeta” është bërë një vend pelegrinazhi për mijëra njerëz nga e gjithë bota, ashtu edhe në këtë rast, një prej qyteteve bregdetare të Ilirisë Lezha, Durrësi, Apolonia, Orikumi, Butrinti etj. mund të jetë një vend i tillë për turistët. Arkeologët dhe historianët duhet të identifikojnë vendin dhe më pas të krijohet infrastruktura e duhur për t’iu hapur rugë veprimtarive që do të tërheqin turistët.
Ndërkohë vepra e cila merret për koment vetëm në klasën e shtatë, do të duhet të studiohet më më hollësi në disa nivele të programit shkollor.
Erget Cenolli #Edrejtaeautorit
Shënim. Më poshtë po botësojmë disa prej pikturave që janë frymëzuar nga kjo vepër e Shekspirit


