Ergys Agasi transferohet në Fier, shoqërohet nga pesë furgona policie
Biznesmeni Ergys Agasi është dërguar në burgun e Fierit nën masa të shtuara sigurie. Pamjet e transferimit tregojnë shoqërimin e tij nga pesë furgona policie, nga paraburgimi i Bradasheshit drejt institucionit ku do të qëndrojë.
Për transferimin e Agasit është firmosur urdhri nga drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo. Para nisjes së tij, në paraburgimin e Bradasheshit mbërritën efektivët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të realizuar procedurat e nevojshme.
Agasi bëhet kështu personi i dytë i transferuar në burgun e Fierit brenda dy ditësh, pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u largua nga burgu i Durrësit.
E çuditshme! Ergys Agasi shoqërohet me pesë makina policie!
Pak kohë më parë, një i arrestuar si vrasës me pagesë u arratis nga spitali i shoqëruar nga policë dhe pa pranga? Si “përkthehet” kjo?!
@NewsIn.Al
