HomeAktualitetiKëshilltarja Vlera Gjakova ka qenë më parë kandidate për deputete e Lëvizjes...

Këshilltarja Vlera Gjakova ka qenë më parë kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Këshilltarja Vlera Gjakova ka qenë më parë kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlerë Gjakovën si këshilltare për mediat, por disa deklarata të saj të mëparshme për alienët dhe origjinën e njerëzimit po bëjnë xhiron e rrjetit.

Gjatë një daljeje televizive në Top Channel, Gjakova ka folur për teori konspirative, duke përmendur pretendimin se raca e bardhë nuk e ka origjinën në Tokë, por është krijuar në laborator.

“Shumë flitet që edhe raca jonë e bardhë nuk është racë e Tokës. Pra, jemi të bërë në laborator”, është shprehur ajo, teksa diskutonte teori mbi jashtëtokësorët.

Në deklarata të tjera televizive, Gjakova ka diskutuar edhe mundësinë që Hëna të jetë një strukturë artificiale e ndërtuar nga jashtëtokësorët dhe se njerëzimi mund të ketë pasur kontakte me ta që në fillimet e qytetërimit.

Këshilltarja e re e Ramës ka një përvojë 18-vjeçare në komunikim dhe ka qenë më parë kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Emërimi i saj pranë Kryeministrisë ka rikthyer në vëmendje këto deklarata, duke nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

#TringNews #VlereGjakova #Alienet #Shqiperi #Lajme

@NewsIn.Al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here