HomeAktualitetiLedion Liço zbulon Big Brother Vip…”A ju ka zënë malli?

Ledion Liço zbulon Big Brother Vip…”A ju ka zënë malli?

Postimi i Ledion Liços në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, në një kohë kur pritshmëritë për nisjen e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania po shtohen.
Moderatori ka publikuar një fotografi intriguese, ku shfaqet i ulur në një ambient elegant, përballë një televizori retro, në ekranin e të cilit duket syri i Vëllait të Madh.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mbishkrimi që shoqëron fotografinë: “Thonë që ju ka marrë malli…”, duke ngacmuar kështu publikun për rikthimin e spektaklit.
Postimi lë të kuptohet se Ledion Liço do të jetë sërish në drejtimin e formatit, ndonëse sezonin e kaluar ishte shprehur se nuk do të rikthehej më si moderator. Ndërkohë, data e nisjes së edicionit të ri nuk është bërë ende e ditur nga Top Channel.

 

@NewsIn.Al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here