Erion Alibeaj zbulon arsyen e vrasjes para derës së teqes në Elbasan: Xhuliano Hoxha është paguar 30 mijë euro…
Vrasja e Regis Runaj, në 29 korrik 2019 është vlerësuar në gjykatën e Posaçme SPAK, si një nga ngjarjet më të rënda dhe më makabre, të kryera nga grupi i Erjon Alibej dhe Nuredin Dumanit.
Kjo vrasje mund të krahasohet denjësisht me krimet shtazarake të organizatës terroriste ISIS, pasi trupi i të riut Runaj, është masakruar me mbi 100 goditje thike, duke lënë i pajetë mes një pellgu gjaku. Tabelat fotografike që ndodhen në dosje tregojnë viktimën të masakruar.
Runaj, është vrarë para derës së një Teqeje Bektashiane në Elbasan, teksa udhëtonte me motor së bashku me Euglen Halilin. Urdhërin e vrasjes së Runaj e ka dhënë Erjon Alibej (Krymi), i cili ka paguar Xhuljano Hoxhën me 30 mijë euro. Ndërsa pjesëmarrës në krim është dhe Euglen Halili.
Dy ditë më parë Halili u shpall fajtor dhe u dënua për këtë vrasje dhe ekzekutimin e Emiljano Ramazanit me burgim të përjetshëm.
Por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të SPAK, ai është dënuar përfundimisht me 17 vite burgim. Ndërsa personi tjetër Xhuliano Hoxha, është deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas gazetarit Elton Qyno, masakrimi me mbi 100 goditje thike i Regis Runaj, kishte ardhur vetëm pas dyshimeve të Arjan Spahisë, se Runaj dhe Emiljano Ramazani, kishin ndjekur në disa momente në Elbasan, Arjan Spahinë.
Veç të tjerash, Erjon Alibej, Nuredin Dumani dhe Arjan Spahia, kishin dhe një arsye më të fortë se pse duhet të vritej Regis Runaj. Pasi ai ishte djali i dajës së Mikael Qoses, alias “Keli i Kicit”, lidhje shumë e ngushtë e vëllezërve nga Dubai.
Sipas dëshmisë së Erjon Alibej, tashmë i kthyer në i penduar i SPAK, Runaj ishte njëri i afërt, dhe i besuar i Mikael Qoses që bënte shumë punë të Mikaelit, Ervis Dakës alias Drakoviçit dhe atyre të Dubait.
Edhe nga Ariani më është shpjeguar se Regis Runaj bashkë me Emiljano Ramazanin kanë ruajtur, kanë ndjekur, kanë vëzhguar Arian Spahiun. Dua të them që Arian Spahiu ka qenë i interesuar për të vrarë si Emiljano Ramazanin ashtu dhe Regis Runajn, gjithashtu dhe Ervis Dakën alias Drakoviçin.
Para se të ndodhte ngjarja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ka ardhë dhe më ka takuar Xhulian Hoxha të cilin e kam takuar tek garazhi im, tek pallati ku jetojnë familjarët e mi aktualisht.
Mbaj mend që Xhulianon e kam takuar dhe kam komunikuar për herë të parë në muajt qershor-fillim korriku të vitit 2020…. Dua t’ju them që në kontakt me Xhuliano Hoxhën më ka vënë Endri Karaj.
Xhuliano Hoxha, ka qënë person i brendshëm i lidhjeve të afërta të Mikael Qoses, familjes së tij, por edhe shoqërinë e afërt të tyre në Elbasan. Njohje shumë të afërta tek vëllezërit Ramazani (Emiljano dhe Mani), që i njihte të gjithë këto dhe i rritur në lagjen e tyre.
Xhuliano, në këtë takim më ka shpjeguar personat që i shërbenin Mikael Qoses dhe vëllezërve Franci dhe Hajdar Çopja, që disa që më përmendi unë i dija se çfarë përfaqësonin dhe që i shërbenin këtyre që sapo përmenda. Kurse disa të tjerë që më foli Xhuliano, nuk i dija.
Të nesërmen e ngjarjes, kam marrë vesh nga mediat, sesi ishte vrarë Regis Runaj, që ishte masakruar me thikë mbi 100 herë, kam komunikuar me Xhulianon dhe e pyes: “…çfar ke bërë kështu…?, dhe më thotë:“…e meritonte ai, më iku truri…”, i shkruaj dhe i them:”…si more të iku truri…?
Të vërteta të hidhura…çdo kokë e ka një çmim…e tmerrshme!!!
@NewsIn.Al

