Wednesday, July 8, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk...

“Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk e priste askush…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh i bindur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të lirohet nga burgu brenda 10 ditëve, pas rishqyrtimit të masës së sigurisë nga Gjykata e Apelit.
Si gjithmonë avokati çudit me opinionet e tij përherë klienteliste…

Sipas tij, Apeli është i detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të marrë në konsideratë edhe qëndrimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili ka kërkuar rishikimin e vendimit për arrestin me burg.

Gjykata e Apelit është e detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Do ta marrë në shqyrtim dhe do të thotë se Gjykata e Apelit kishte vendosur masën e arrestit me burg pa afat, por kolegji penal i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thotë që duhet të rishikohet ky vendim dhe ky vendim nuk bazohet dhe në vendimet unifikuese që ka Gjykata e Lartë. Masa e arrestit me burg është masë e jashtëzakonshme, dhe në rastin konkret, kjo masë, lidhur me të pandehurin kryesor, Erion Veliaj. Unë them që për Veliajn as masën e arrestit në shtëpi nuk do ta japë gjykata, por do të japë masën detyrim paraqitje. Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar dhe vendimin e Këshillit të Ministrave dhe e ka kthyer në detyrë Veliajn, ndaj dhe vendimi i tanishëm i Gjykatës Kushtetuese do të merret në konsideratë. Do të ndodh brenda 10 ditësh, Veliaj do të ndëshkohet me masën detyrim paraqitje”, u shpreh avokati Idajet Beqiri.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments