KreuAktualitetiErvin Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që “fundosi” Erion Veliajn...

Ervin Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që “fundosi” Erion Veliajn…

Ervin Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që “fundosi” Erion Veliajn…

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka deklaruar se Nesti Angoni, personi që ka bërë edhe denoncimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, dyshohet të jetë një ish-financier.

Sipas tij, është një ish-financiere e biznesit e cila ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.

“Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim. Askush nuk mund t`i dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”, tha Karamuço në Euronews Albania.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit