KreuKulturë / Art"Është e pamundur të futesh brenda një biblioteke e te mos kesh...

“Është e pamundur të futesh brenda një biblioteke e te mos kesh respekt për gjithcka që përfaqësojnë raftet e mbushur me libra, që janë diell dhe bekim kundër dimrit dhe acarit të shpirtit në cdo kohë”/Skënder RUSI.

100 vjet Biblioteka “Thimi Mitko” Korce

Jeta ime ka qenë e lidhur në mënyrë të ngushtë me dy nga veprimtarinë që fisnikërojnë kulturën e një vendi: poezia dhe biblioteka janë dy burimet ku unë e ndiej që shpirti ushqehet me atë liri që e bën hyjnore jetën. Dita e sotme, është një ditë me domëthenie të vecantë për mua, për qytetin e Korcës dhe për kombin tonë. Njëqind vjet në jetën e një kombi nuk janë shumë, sepse ngjarjet historike, kulturore, sociale ushqehen dhe marrin formë përgjatë shekujve me rradhë. Por një bibliotekë me jetë shekullore, është treguesi më i mirë që shpirti i një qyteti, jeta kulturore, bota emocionale, emrat e ndritur, personalitetet e çmuara, e kanë shtëpinë e tyre që pasurohet vit pas viti.

Emocionet qe përjetoj sot, janë te forta dhe plot kujtime qe lidhen me jetën profesionale te kaluar oer vite me radhe si drejtues i bibliotekës “Thimi MItko. Më kujtohet kur u futa për herë të parë në kwtw institucion, që mban emrin e një rilindasi nga më të rëndësishmit në historinë dhe letërsinë shqiptare, dhe mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte: “e gjithë ajo që iu duhet njerëzve për ta bërë jetën e tyre më të mirë, është shkruar nëpër libra tashmë. Dhe cilido që e kërkon këtë përmirësim në jetë, s’duhet të bëjë gjë tjetër veçse të futet brenda bibliotekës e të ndricojë shpirtin dhe mendjen me librat e përzgjedhur në skedarët e saj.

Sot, nëse kthej kokën pas në kohë, e kuptoj që puna si drejtues në bibliotekën e Korcës, ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës sime. Unë kam qenë i lidhur ekzistencialisht me bibliotekën, që ishte një pikë takimi e lexuesve me librat, por edhe me autorët e letërsisë shqipe. Cdo ditë, që në mëngjes, fakti që kisha mundësinë të hapja institucionin kryesor të librit në qytet, më mbushte me një lloj gëzimi dhe krenarie të pashpjegueshme. Mbaj mend edhe detajet më të vogla, edhe aktivitetet më ndryshme që janë bërë në vite në ambientet e bibliotekës. E kam jetuar si një shtëpi të bukur timen, që ishte edhe e gjithë ytetit njëherësh. E nëse bëj këtë lloj krahasimi, mund të them me bindje që cdo punonjës i këtij institucioni, sillte me vete ngrohtësinë e punës, sepse librat kur i ke pranë, cdo ditë, të bëjnë të ndjehesh më i ngrohtë, më i mirë dhe më i dashur, me botën dhe njerëzit.
Një pjesë e rëndësishme e poezive të mia janë shkruar brenda zyrës që kisha në bibliotekë, e tani që librat e botuar janë në rassftet e saj, mua më duket që edhe një pjesë e ndritshme e bibliotekës, është e përfshirë brenda faqeve të tyre. Kjo më ka bërë të ndjehem i përzgjedhur dhe i vecantë cdo ditë të punës sime në këtë institucion. Nuk është pak, të punosh në një ambient, ku sallat janë të mbushura me njerëz që lexojnë, që ëndërrojnë, që kujtojnë. Është e pamundur të futesh brenda një biblioteke e te mos kesh respekt për gjithcka që përfaqësojnë raftet e mbushur me libra, që janë diell dhe bekim kundër dimrit dhe acarit të shpirtit në cdo kohë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit