KreuAktualitetiËshtë identifikuar 37- vjeçari shqiptar, trupi i të cilit u zbulua rastësisht...

Është identifikuar 37- vjeçari shqiptar, trupi i të cilit u zbulua rastësisht në një zonë rurale, jashtë fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë

Është identifikuar 37- vjeçari shqiptar, trupi i të cilit u zbulua rastësisht në një zonë rurale, jashtë fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë

Bëhet fjalë për shqiptarin Kreshnik Kazanxhiu. Identifikimi dhe njohja e viktimës u krye prej vëllait të viktimës, Refail Kazanxhiu, i cili është është banor i zonës ku u gjet edhe trupi.

Mjeku ligjor pasi këqyri viktimën, tha paraprakisht  se dyshohet vdekje nga një atak kardiak. Trupi i viktimës nuk duket të ketë plagë ose goditje të jashtme.

Ekspertiza do të kryehet gjatë ditës së sotme ndërsa analizat toksikologjike pritet të japin përgjigje për shkaqet e vdekjes të 37-vjeçarit.

Arturo Selimllari_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit