KreuAktualitetiMik Festival me një koncert të veçantë ku do ketë të ftuar...

Mik Festival me një koncert të veçantë ku do ketë të ftuar dy instrumentistë nga Opera Nacionale e Maqedonisë së Veriut

Mik Festival me një koncert të veçantë ku do ketë të ftuar dy instrumentistë nga Opera Nacionale e Maqedonisë së Veriut

Mesjeta ka lënë gjurmët e saja edhe në Pazarin e Vjetër, me ndërtesat karakteristike të periudhës mesjetare duke filluar që nga gurët e kalldrëmit, e deri tek çatitë e shtëpive. Pra, në qendër të Korçës ndodhet Pazari i Vjetër dhe në hyrjen të tij, menjëherë të bie në sy “Hani i Pazarit”, ndërtesa 350-vjeçare, në një nga pikat më atraktive të qytetit për turistët vendas dhe të huaj. Një urë e rëndësishme që bashkon dhe forcon lidhjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë tradicionalisht muzika. Muzika është një gjuhë ndërkombëtare që kapërcen të gjitha kufijtë, rregullat, moralet, zakonet dhe besimet dhe shkon drejt e në zemër ose më mirë në shpirt! Shqiptarja e parë që punon në Teatrin e Operas të Shkupit si soliste e roleve kryesore, Dëshira Ahmeti synon zhvillimin e kulturës së shqiptarëve në vendin fqinj me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë në këto treva dhe interpretimin e veprave të autorëve shqiptare, por edhe anasjelltas. Kësaj radhe vjen në Mik Festival me një koncert të veçantë ku do ketë të ftuar dy instrumentistë nga Opera Nacionale e Maqedonisë së Veriut, Gjorgji Petrushevski në Oboe dhe Jordan Petrushevski në piano në ambientin magjepsës të Hanit të Pazarit.

Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit