Përleshje pas Kolumbi– Uruguaj: Lojtarët e “Celeste” Sherr në tribuna me tifozët
Pamje të trishta u shpalosën pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë të Copa America mes Kolumbisë dhe Uruguait, me lojtarët kolumbianë që grinden me tifozët.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Kolumbisë sulmuan lojtarët e Celestes duke i hedhur shishe teksa po largoheshin nga fusha, duke bërë që situata të dilte jashtë kontrollit.
Dy lojtarët uruguajanë, Nunes dhe Araujo, humbën kontrollin dhe pak sekonda më vonë “doo” drejt tribunës nga vinin shishet! Prej atëherë kaos… Lojtarët e Bielsa-s janë përplasur me tifozët kolumbianë, ku të dyja palët kanë hedhur grushte dhe shkelma, duke krijuar imazhe të pabesueshme.
Nunez, sulmuesi i Liverpool ishte gjithashtu ai që u grind me të gjithë, me shokët e tij të skuadrës që e ndiqnin. Sigurimi ndërhyri me vonesë – dhe më në fund futbollistët e Celestes u larguan drejt dhomës së zhveshjes.
@ NewsIn.Al