KreuAktualitetiËSHTË KOHA PËR DASHURI, LE TA LARGOJMË URRETJEN/ Kristina Demiri Dojçe

ËSHTË KOHA PËR DASHURI, LE TA LARGOJMË URRETJEN/ Kristina Demiri Dojçe

ËSHTË KOHA PËR DASHURI, LE TA LARGOJMË URRETJEN

Nuk më pëlqen ta shoh qytetin tim pa të qeshurat e fëmijëve,
s’mund të rri pa dëgjuar të bërtiturat e shkujdesura të të rinjve,
stolat bosh të një parku s’më pëlqen t’i shoh pa puthjet e të dashuruarve,
jam rritur me to, më pëlqen shikimi i pastër dhe shtrëngimi i duarve

I largoj të gjitha pikëpyetjet nga vetja, s’dua të jem e habitur,
kur dy te dashuruar rrinë me orë të tëra njeri-itjetrin duke pritur,
është koha për dashuri, le ta largojmë urretjen nga shpirti ynë,
për mendimet e mbrapshta gojës përherë duhet t’i vemë drynë.

E kam bërë zakon, dal e para në rrugët e qytetit tim,
i shoh në sy kalimtarët, që nxitojnë shpesh herë s’di për ku,
nga mërzitja e tyre ndjen dhimbje të thellë ky shpirti im,
eshtë koha për ndjeshmëri, jam njeri me shpirt dhe jo një copë dru

E di që në vorbullën e madhe të njerëzve ka dhe dritëshkurtër,
qyteti im ditë për ditë mundohet dhe i jep shkëlqimin e shpirtit të tij,
është koha për dashuri, çdo shpirt i egër përherë duhet zbutur,
një fjalë e ëmbël, një buzëqeshje e çiltër është bekim për çdo njeri

Prof. Kristina Demiri Dojçe_ Selanik

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit