Friday, May 3, 2024
spot_img
HomeAktualiteti"Është një show i përditshëm. Monika bën sikur reziston, por vallen e...

“Është një show i përditshëm. Monika bën sikur reziston, por vallen e hedh Meta./”Nga Brizida Gjikondi

Është një show i përditshëm. Monika bën sikur reziston, por vallen e hedh Meta.”

Nga Brizida Gjikondi

Analistja e njohur  Brisida Gjikondi, e ftuar në një studio televizive, ka analizuar përplasjen mes Metës dhe Kryemadhit si një show të radhës dhe shprehje të frikës që ata të dy kanë nga drejtësia. Sipas saj, mëkatet e Monikës dhe të Ilirit janë më të mëdha se morali i tyre, ndaj ata sërish do të bashkohen sepse mbajnë shumë kusure të përbashkëta.

“Nuk mendoj se kanë probleme me njëri- tjetrin. Të dy janë në krizë frike dhe paniku nga drejtësia. Ata të dy do bashkohen përsëri sepse janë mëkatet ato që i bashkojnë më shumë se sa morali që mund ti ndajë. Është një show i përditshëm. Monika bën sikur reziston, por vallen e hedh Meta. Çështja e mandateve ka ndodhur në 2019 dhe s’ka vlerë fare në këto momente. Meta fytyrën kishte në presidencë, ndërsa vetë ishte në LSI. Meta bën lojën e Veliajt tha Mona, sepse në të njëjtën ditë që u arrestuan drejtorët e Veliajt, ai çoi kallëzim se mungojnë rojet në godinë. Meta do që të faktorizohet sepse kur të ketë probleme me SPAK do që të dalë si hero, sikur po shkallmon diktaturën.”, tha Gjikondi.

Dy ditë më parë Ilir Meta kishte sulmuar me një fjalor të “çuditshëm” kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani

“Legen si ti jam unë? Gjëmon vjehrrën time t’i që ta marrësh peng? Kujton se do marrësh Partinë e Lirisë ti që t’ia çosh atij tarallakut? Pse nuk nxorëm mësim ne me lulushët këtu që përdor çimkaxinjtë? Pse mo palaço kam frikë unë nga burgu yt? O palaço hajde dil në televizor me mua ti? Si flet ti në emër të SPAK? Ne SPAK prandaj e bëmë që çdo prokuror të ketë përgjegjësinë e tij. Ti je injorant! Të kanë thënë ty amerikanët të më fusësh mua në burg? Kur të duash ti dhe amerikanët ballafaqohemi këtu. Mua ka dashur të më fusë në burg legjendari që në vitin 1992. Ti i ke vajtur 20 herë në burg Kastriot Ismailit që të japësh dëshmi kundër Ilir Metës.

Ti merresh me ato punë se nuk ke takat që arrestosh Veliajn se u mbyti me favore ty dhe ata të tjerët. Ti nuk ke takat se je palaço të thërrasësh Edi Ramën. Ti je prokuror jo i amerikanëve, por i Engjell Agaçit. Ka amerikanë të ndershëm që janë shumica, ka edhe McGonigalë. Unë jam nga rraca e Vojo Kushit. Dumdumani, vilat e mia, florinjtë e mi, t’i marrë dhe t’i sekuestrojë dhe t’ia japë popullit. Që t’i shkojë mendja Dum Dumanit me atë çantë që vë ashtu si teveqel, që do marrë Partinë e Lirisë, për t’ia çuar Edi Ramës…”

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments