Respekt e nderim per Mesuesin Gjergji Gusho , qindra vjet buzeqeshje , zoti i dhente shendene .
Mësuesi Gjergji Gusho në 85 vjetorin e lindjes.
Ai eshte nga ata mesuese e intelektuale korcare qe u shperdane ne tere Shqiperine per te dhene ate pjese te kultures qe Korca e zoteronte me kohe …vlera te Qytetit tone qe sot u haruar.
Respekt e nderim per Mesuesin , qindra vjet buzeqeshje , zoti i dhente shendene .
Gjergji Tasi Gusho , u lind në qytetin e Korçës më 18.3.1939. Ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Korçë dhe më pas Fakultetin Histori-Filologji , Dega Gjuha Ruse në Universistetin e Tiranës, në vitin 1959. Ka punuar kryesisht në Shkollën e Mesme të qytetit Pogradec deri sa doli ne pension. Më pas punoi në shkolla Jo Publike të qytetit Pogradec , si mësues i gjuhës Italiane.
Është njohës i mirë i gjuhës së rrallë Esperanto.
Në vitet 1969-1972 ka punuar si Inspektor Kulture pranë Seksionit të Arsimit e Kulturës Pogradec.
Në vitet 1975-1985 punoi në Kabinetin Pedagogjik të rrethit .
Gjatë kësaj periudhe ka qenë në të gjithë fshatrat e rrethit Pogradec për të kryer detyrën e tij dhe njëkohësisht ka vizituar shumë vende historike ,ka dëgjuar nga goja e popullit të dhëna toponomastike , legjenda dhe këngë folklorike të cilat i kanë shërbyer për të shkruar dy librat e tij.
Ka botuar librat :
1988- “ Si të mësojmë vetë gjuhën e huaj”
2000- librin me karakter historik : “Mbi përhapjen e Krishtërimit dhe kishave në rrethin e Pogradecit”
2001 – libri i përkthyer prej tij “Rrethi i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Stalinit”
2002 –”Botë Misterioze” përmbledhje me citate të njerëzve të shquar të letërsisë, mbi mjeshtërinë e artit të shkruarit.
2005 – “Këngë folklorike nga rrethi i Pogradecit”
Për kontributin e tij si mësues ndër vite , është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Urdhërin e Punës dhe Dekoratën “Naim Frasheri” .
Në Mars 2005 , nga Bashkia e Qytetit Pogradec nderohet me titullin: “Krenaria e Qytetit”me motivacion ” Për përkushtimin në edukimin dhe mësimdhënien e brezit te ri”.
Nga Entela Gusho
@NewsIn.Al

