Tejkalimi i Xhelozisë
Historia e kishës
Vite më parë, shërbenin tre pastor të famshëm në Londër: F.B.Meyer, G.Campbell Morgan dhe Charles Spurgeon. Nga ata të tre, F.B.Meyer kishte bashkësinë më të vogël dhe ishte i “pushtuar” nga xhelozia. Ishte ai vetë që rrëfeu se vetëm duke u lutur për pastorët e tjerë arriti ti shkulte rrënjët/ tentakulat e zilisë/xhelozisë. “Kur u luta për suksesin e tyre,” thotë Meyer, “rezultati ishte që Zoti po fillonte të mbushte kishat e tyre aq shumë sa prurja e tyre filloi të derdhej edhe në mua, dhe kisha ka qënë plot që nga ajo kohë.
“E kam zbuluar në shërbesën time si pastor se duke supozuar se po lutem për kopenë time të vogël, “Zot më beko. Zot më beko financiarisht. Zot dërgoi një ringjallje kopesë sime” më mungonte bekimi. Por ndërsa lutem për vëllain tim të madh, Charles Spurgeon, në të djathtën e kishës sime, Zot bekoje atë!, ose vëllanë tjetër të madh, G.Campbell Morgan, Zot bekoje edhe atë!, jam i sigurt se do të bekohem edhe pa u lutur për të sepse tejmbushja e kupave të tyre do të mbush edhe kupën time të vogël.
Është pothuajse e pamundur të xhelozosh dhe të dëshirosh rrëzimin e dikujt në lutje. Zhvilloni zakonin për t’u lutur për të tjerët, duke i dëshiruar të mirën, ndërsa e bëni këtë ju do të rriteni shpejt në Zotin, dhe do të shihni që xhelozia do të largohet nga ju.
@NewsIn.Al

