Etërit për “ushqimin” në Kreshmë !..
Një prind pyeti : “Na thuaj o At, çfarë ushqimi lejohet dhe çfarë nuk lejohet të hamë, gjatë kreshmës” ?
Ai u përgjigj: “Kisha e Shenjtë, këtë sezon këshillon të hani tre lloje ushqimesh.
Këto ushqime i përmend Zoti Krisht në Ungjillin e tij të Shenjtë dhe të nderuar, ato përshtaten si për këtë sezon dhe në gjithë stinët e tjera të jetës, pasi ato pajtohen midis tyre si në vijim:

- 1.. Zoti tha : “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë” (Mat. 4 : 4). Pra, lloji i parë i ushqimit është çdo fjalë që del nga goja e Zotit. Dhe ne e dimë se çdo fjalë që del nga goja e tij, është e shkruar në Bibël. Kështu që ne hamë dhe jetojmë me atë që është në libër për ne.


2.. Zoti tha : “Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij” (Joani 4 : 34). Pra, lloji i dytë i ushqimit që Jesui hëngri dhe na mësoi dhe ne të hamë në emrin e tij, e cila është të punosh për Perëndinë, që vullneti i Atit të bëhet në mënyrë që të jetë, si në qiell edhe në tokë. Pra, ky ushqim është që të bëjmë ato që lexojmë në Bibël.
3.. Zoti tha : “Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të” (Joani 6 : 56). Pra, lloji i tretë i ushqimit na bashkon si një familje besnike, deri sa të hamë atë për të cilin lexojmë në librin e tij, dhe u përpoqëm e përpiqemi të bëjmë vullnetin e tij. Amin.
At Spiro Katundi

