Thursday, October 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKorçë-Dhimbje në botën e artit! Humb jetën kitaristi Ylli Ibrahimi, biri i...

Korçë-Dhimbje në botën e artit! Humb jetën kitaristi Ylli Ibrahimi, biri i legjendës së serenatave Abaz Hajro!

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të instrumentistit Ylli Ilbrahimi, një artist që la gjurmë me kontributin e tij në jetën muzikore të Korçës.

Përmes përkushtimit dhe pasionit për muzikën, ai kontribuoi në Orkestrën e Estradës së Korçës dhe në Ansamblin Artistik “Skënderbeu”, duke u bërë pjesë e rëndësishme e traditës sonë artistike e muzikore.

Largimi i tij është një humbje për komunitetin artistik dhe për të gjithë ata që patën kënaqësinë të bashkëpunonin me të dhe të ndanin skenën e dashurinë për muzikën.
Kujtimi i tij dhe kontributi në artin e kulturën korçare do të mbeten të çmuara.

U prehtë në paqe!

Qëndra e Artit e Kulturës Korçë

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments