KreuAktualitetiEtja për para, e ktheu hajdutin Nuredin Dumani, në vrasësin me pagesë...

Etja për para, e ktheu hajdutin Nuredin Dumani, në vrasësin me pagesë më të akuzuar në vend !

Etja për para, e ktheu hajdutin Nuredin Dumani, në vrasësin me pagesë më të akuzuar në vend !

Disa fotografi të shkrepura 14 vite më parë tregojnë se si, vrasësi me pagesë, tanimë bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani shfaqej me tufa lekësh në dorë.

Dumani në atë kohë ishte vetëm 23-vjeç, dhe si shkrun dhe gaeztari Flamur Vezaj, njihej vetëm si një grabiës i rëndomë, me “tufa parash, të cilat besohet se janë të fituara nga krime të ndryshme, ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur”.

Sot Dumani akuzohet për 12 vrasje të ndryshme si dhe është i dyshuari kryesor i ngjarjes të ndodhur jo më larg se dy muaj në Elbasan ku u vendos tritoli në shtëpinë e motrave Nikolli, por fatkeqësisht mbeti i vrarë i pafajshmi Enea Thomallari.

Fotografitë, të realizuara më 22 shtator 2010, ofrojnë një pasqyrë të gjendjes së tij psikologjike dhe mënyrës se si ai po e ndërtonte “karrierën” e tij kriminale.

Dumani pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke rrëfyr dhjetra krime ku përfshijnë emra të njohur të botës së krimit. Por më shumë u përfol pas deklaratave të motrave Nikolli ku tregonin se Dumani kishte një qeli me 5 yje, me internet, televizor, kondicioner telefona dhe takime speciale me vajza.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit