HomeAktualiteti"Europa është një filozofi në thelb të së cilës qëndrojnë jo miratimi...

“Europa është një filozofi në thelb të së cilës qëndrojnë jo miratimi i reformave e ligjeve në letër, por zbatimi i tyre në praktikë dhe respekti për shtetin e të drejtës, thotë Eni…

Pa dyshim në këtë kohë zgjedhjesh lakimi i emrave të kandidatëve zë një vend kryesor në bisedat e të gjithë shtresave të popullsisë.
Nëse mendimet e militantëve dhe simpatizantëve të partive janë të lexueshme, ato të pjesës më të madhe të rinisë ka kohë që kanë brenda tyre shumë debat dhe kërkesa.
Nuk qe e rastësishme që së bashku me një mik gazetar nga Greqia zgjodhëm të pyesnim disa të rinj studentë pranë Universitetit Fan Noli Korce .Studentet gjithmonë janë një hap para të tjerëve, ndaj dhe fjala e tyre ka më shumë peshë. Gjatë bisedës, studentët, ashtu të çilter, duke i ndërprerë shumë herë fjalën njeri tjetrit, nuk i kursenin ankesat dhe paralel me to tregonin për pritshmëritë e tyre, nga partitë kryesore, që të vinin interesat publike mbi ato partiake.


  • – Kushdo qoftë forca fituese në zgjedhje, ne duam të jemi njësoj si studentë europiane dhe që të ndjehemi të tillë duhet një shtet i fortë ku ligji dhe drejtësia të zërë vendin kryesor- thonë studentët. Bisedës tonë i bashkohet dhe Eni Zake, kandidate e PS në zgjedhjet e 25 prillit, administratore në universitet.
    ” Europa është një filozofi në thelb të së cilës qëndrojnë jo miratimi i reformave e ligjeve në letër, por zbatimi i tyre në praktikë dhe respekti për shtetin e të drejtës, thotë Eni. Studentët do jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sepse e ardhmja e një kombi është rinia, në ballë të së cilës gjithmonë janë studentët. Europa ka në filozofi gjithëpërfshirjen dhe dialogun me qytetarët, grupet e interesit, rininë. Ne do ta realizojmë kete! Programi ambicioz i partisë socialiste të cilës unë i besoj, është garanci për zhvillim dhe progres – thotë Eni, duke përshëndetur studentët me një buzeqeshje plot dashamirësi…

  • Është zonjë e nderuar, thonë studentët pasi Eni është larguar. Emra të tillë në parlamentin e ardhshëm janë shpresë dhe garanci…
    Çfarë ti thoja më mikut tim…
  • #I.Jano
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments