Krenohemi me gjuhën shqipe, por atje ku duhet ta përcjellim me krenari “e fshehim”…
Në një Eurovizion, ku më shumë se kudo duhet të krenohemi me muzikën tonë, gjuhën tonë, kulturën tonë, përfaqësohemi me këngë të “zbritura” nga një planet tjetër, jashtë traditës sonë. E bukur si këngë…por ka shumë por brenda saj!
Pse nuk këndohet shqip!? Ku më shumë se në Eurovizion mund të krenohemi me muzikën dhe gjuhën shqipe?!
A nuk jemi ne që në mediat sociale “mbytim” këdo me nacionalizmin tonë?! Ne me gjuhën më të lashtë në planet, si e lejojmë të përfaqësohemi në botë me një këngë në gjuhë të huaj? Pse jemi kaq inferiorë, në një kohë që me mburrje deklarojmë:
-Të gjithë yjet janë shqiptarë!
Luftëtarët më trima…artistët më të mëdhenj…politikanët më largpamës…njerëzit më besnikë…sportistët më të talentuar…Më të zgjuarit…alpinistët më të guximshëm… patriotët e mëdhenj… Astronautët, Bota, Gjuha…Kultura!
Të gjithë dhe çdo gjë në këtë botë, për CA e CA, vulën e ka shqiptare!
“O sa mirë me kën’ shqiptar, në gjithë botën je pronar…”
I.Jano
@NewsIn.Al

