Fotografi historike dhe dy mësime të rëndësishme:
Këtu kini një foto të Kupës së Botës më 1986 ku shihni Maradonën, Pelen dhe Platininë. Pas kësaj Maradona bëri fushatë kundër drogës, Platini kundër korrupsionit dhe Pele mbrojti të drejtat e fëmijëve.
Koha kalonte. Maradona u bë i varur nga droga. Platini u përjashtua nga administrata e futbollit për korrupsion. Dhe Pele refuzoi të pranonte vajzën e tij biologjike Sandra Regina Arantes, e cila lindi si rezultat i lidhjes së tij me një shërbëtore (në 1964). Arantes ngriti një padi kundër Peles. Ajo fitoi çështjen me rezultatet e testeve të ADN-së dhe më vonë shkroi një libër, “Vajza e mbretit që nuk e donte”, ku përshkruante lidhjen e nënës së saj me Pelen.
Këtu nxjerrim dy mësime të rëndësishme:
1) Askush nuk është i përsosur;
2) Paraqitjet e jashtme mund të jenë mashtruese.
Alfred Cako
@NewsIn.Al

