Fantastike
Në Danimarkë ekzistojnë biblioteka në të cilat mund të marrësh hua një njeri, në vend të një libri, për të dëgjuar historinë e jetës së tij për 30 minuta.
Qëllimi i kësaj nisme është për të luftuar paragjykimet.
Çdo njeri ka një titull: “I papunë”, “refugjat”, “bipolar”, “pedagog”, “muzikant”, “sportist” e me radhë – por, duke dëgjuar historinë e dikujt tjetër , kupton se “Libri nuk gjykohet nga kopertina”…
Ky projekt inovator zhvillohet tashmë në mbi 50 shtete.
Quhet “Biblioteka Njerëzore” .
Do ishte interesante hapja e një Biblioteke të tillë në Shqipëri …Do të na jepej mundësia të lexonim “faqet e jetës” në vënd të kopertinës që shesin në publik.
Prof. Lavdie Mato_ USA
@NewsIn.Al

