Festa e Lamin Yamal, si homazh për lagjen e tij.
Ky është Lamin Yamal. Sot ai do të mbushë 17 vjeç dhe ai tashmë ka marrë gjithë botën të flasë për të. Dje, me një gol mahnitës, ai kualifikoi Spanjën në finalen e Euro në Berlin.
Ai, kur feston, nuk formon me duart e tij ndonjë simbol kombëtar, por numrin “304”, që është shifra e fundit e kodit postar të lagjes së tij, Rocafonda (08304), në Barcelonë.
Ai nuk është vetëm afër lagjes së tij. Gjithashtu ka me fëmijët që luajnë në Rocafonda, bashkëbiseduesit e tij që janë rritur bashkë, duke folur dhe luajtur futboll, duke ëndërruar për një të ardhme profesionale brenda stadiumeve.
Yamal nuk luajti kurre ne stadiumin Rocafonda, por ne fushen e betonit ngjitur me “te mire, te organizuar” sic i thoshin shoket, Rocafonda, sepse njerezit e tij nuk mund te mbulonin koston e regjistrimit te ekipit dhe te gjitha shpenzimet perkatese.
Pranë stadiumit të ekipit sot qëndron një mural i Yamal me fanellën e Barçës, së bashku me flamujt e Marokut – atdheut të babait të tij, Guinesë Ekuatoriale – atdheut të nënës së tij – dhe Spanjës, ku ka lindur vetë Lamine.
#Lamineyamal
Selanik_ Arturo Selimllari
@NewsIn.Al

