KreuAktualitetiFjala e rëndë “Besa”...Sa kanë ndryshuar gjërat

Fjala e rëndë “Besa”…Sa kanë ndryshuar gjërat

Fjala e rëndë “Besa”…
Sa kanë ndryshuar gjërat sot…
E mbani mend ende kuptimin e fjalës, bedë ndoshta disa…?
Apo është lodhur kaq shumë tek ju… ashtu siç është konsumuar koncepti i moralit?!

Shiko, dikur, kishin respekt sepse e meritoje dhe ecje me kokën lart sepse e kalove ditën pa lënduar dikë, ishte shumë mirë… Ndoshta… Më madhështorja nga të gjitha. Prandaj mendoj se besa… është privilegj i të fortit.

Sepse të fortët nuk kanë nevojë të thonë gënjeshtra dhe justifikime për t’u ngritur..!
Ata/ato kanë këllqet të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë…

Tani u rrita, e pësova dhe mësova… Vendosa që pranë meje dua njerëz, fjalët e të cilëve kanë përmbajtje dhe bëhen vepra.

Dua ata/ato që guxojnë të thonë të vërtetën edhe nëse ndonjëherë dhemb… Po… e vërteta edhe nëse dhemb… sinqeritetin… edhe nese nuk më pëlqen… Kjo është ajo që unë kërkoj …

Njerëz me pasion që do të kalojnë nga jeta ime dhe nëse ikin… do ikin me një ndjenjë dinjiteti… Që do të më bëjnë t’i admiroj ata/ato..! Edhe sikur në fund të rezultojë se nuk më pëlqejnë në fund të fundit… ose unë nuk ju pëlqej.

Nëse në fund mbetet diçka nga njerëzit, është një kujtim i ëmbël apo i hidhur… Asgjë tjetër. As fjalët, as veprimet, as momentet…

Piro Dhame_ NË Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit