Nuk është vrasja e parë për hotelin ku ndodhi vrasja e recepsionistit!
Eraldo Nevruzi u vra nga bashkëpronari i hotelit ku punonte si recepsionist në Dhërmi dy net më parë. Hoteli ku ndodhi ngjara e rëndë ka një tjetër vrasje e cila ndodhi më 1 dhjetor të 2012-ës. Janë dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhialiu, që u vranë pasi kishin marrë 200 mijë euro borxh për ndërtimin e këtij hoteli por nuk e kishin shlyer në kohë. Ndërkohë vëllai që jeton Mirvjen Haxhialiu e përfundoi hotelin dhe ndërsa do hapej këtë sezon, informon dritare.net, dhëndri i tij Gerald Shehu vrau recepsionistin Eraldo Nevruzi dhe ia zhduku trupin, në bashkëpunim me dy punonjësit e hotelit.
Vrasja e vëllezërve Iglend dhe Sokol Haxhialiu, me origjinë nga Berati, por banues në Tiranë, ndodhi mbrëmjen e 1 dhjetorit 2012 pranë kryqëzimit të Tiranës së Re. Shkak i vrasjes ishte një borxh prej 200 mijë eurosh që mendohej se viktimat Iglend dhe Sokol Haxhialiu i kishin autorit të krimit, Eduard Kurti nga fshati Nikël i Krujës.
Vrasësi i dy vëllezërve, i dënuar me burgim të përjetshëm, u arrestua në shtator të 2023-shit në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit.( Dritare)

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes në Dhërmi Gerald Shehu është arrestuar në Greqi

@NewsIn.Al

