KreuAktualitetiSurprizë/Sondazhi nxjerr fitues partinë e Mitsotakis në Greqi, Fredi Beleri në vendet...

Surprizë/Sondazhi nxjerr fitues partinë e Mitsotakis në Greqi, Fredi Beleri në vendet e para

Surprizë/Sondazhi nxjerr fitues partinë e Mitsotakis në Greqi, Fredi Beleri në vendet e para

Sondazh i kompanisë “Interview” ka nxjerrë fituese me 34% të votave partinë “Demokracinë e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, 48 orë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian që zhvillohen të dielën.

Të dhëna surprizë vijnë nga ky sondazh i cili ka përllogaritur edhe votën për secilin prej kandidatëve për eurodeputetë të Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s.

Befasia mban emrin “Fredi Belerit”. I përzgjedhur nga Mitsotakis si kandidat pasi u dënua në Shqipëri për shit-blerje votash, Beleri renditet i dyti me 30.7% dhe shanset janë shumë të larta që ai të zgjidhet si eurodeputet grek në Parlamentin e ri europian.

Një tjetër emër i minoritetit grek në Shqipëri del fitues sipas sondazhit. Ish-peshëngritësi, njëherësh kampioni olimpik për helenët, Pirro Dhima është i 9 me 15.7% dhe i fundit që kalon pragun për eurodeputet.((Rilindja)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit