Më çuditi para disa ditësh logjika e një funksionari të PD, që firmën e ish drejtuesve të seksioneve të partisë në Korçë, për të marrë pjesë në kuvendin e datës 11 dhjetor e quante ” të fallcifikuar”? Logjika?!
Sipas tij të gjithë këta ish drejtues kishin humbur gjithë të drejtat për të qënë pjesë e grupit përfaqësues të Korçës në kuvend. Pyetjes për zëvëndësuesit e tyre nuk i përgjigjej dot…
E vërteta është që veç Salianjit, askush nuk ka dalë hapur kundër kuvendit të datës 11…
Pa dashur të gjykoj Bashën, apo Berishën e vërteta është një, pavarësisht si do marrë drejtimin më vonë…Në datën 11 kuvendin e organizojnë baza e zgjedhësve demokratë, ndërsa në datën 18 janë strukturat e sotme drejtuese të PD…
Demokrat edhe frikë, të dyja bashkë nuk shkojnë…Çfarë i pengon drejtuesit e dy “kampeve” brenda PD të deklarojnë emrat e pjesëmarrësve sipas qarqeve?
Kaq transparencë mos ketë??? Vetëm Demokracia nuk e njeh Burokracinë!

@NewsIn.Al

