KreuAktualitetiFoto vëzhgim/ Monumente të pavdekshëm në piedestale të vdekshëm.../ marrë nga Korça...

Foto vëzhgim/ Monumente të pavdekshëm në piedestale të vdekshëm…/ marrë nga Korça Report

Foto vëzhgim/ Monumente të pavdekshëm në piedestale të vdekshëm.

Populli i Korçës, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, ka kontribuar financiarisht për krijimin e dy monumenteve simbol të qytetit: atij të Ushtarit të panjohur apo Luftëtarit kombëtar, dhe të patriotit Themistokli Gërmenji. Të dy dalë nga dora e skulptorit të shquar Odhise Paskali.

Asokohe, me siguri nuk është parashikuar se mund të duhej edhe një financim shtesë për mirëmbajtjen e këtyre përmendoreve. Sidomos piedestaleve të tyre që rëndom dëmtohen, me apo pa synim dashakeq.

Nuk duket e rastit që gati një vit pas apelit të një intelektuali të spikatur korçar si Kristaq Kotonika, piedestali ku është vendosur shtatorja e Themistokli Gërmenjit ka nisur të shkatërrohet.

Punimi i dobët në veshjen me mermer të piedestalit, ndoshta bën të vetën pas një dimri të ashpër në Korçë.

Veçse kjo përsëritet vazhdimisht, jo vetëm te ky objekt përkujtimor, por edhe në piedestalin ku është vendosur busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, te hyrja e stadiumit.

As më shumë dhe as më pak, një imazh patriotik i shëmtuar për Korçën. @NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit