ADIDAS/ PUMA
Një fotografi e tillë nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Përballë njëri-tjetrit “kajzeri” gjerman Franz Beckenbauer dhe “hollandezi fluturues” Johann Cruijff. Ndodhemi në “Olympiastadion” të Mynihut, në Gjermaninë Perëndimore, 7 korrik 1974, ora 16:00. Pas këtij momenti do të niste finalja e kupës së botës midis Gjermanisë Perëndimore dhe skuadrës Hollandeze..Trofeun e fitoi vendi pritës, duke mundur Holandën 2-1. Holanda do të luante “Futbollin Total” (totaalvoetbal): një lloj teknike që zbatonte klubi i Ajaksit, e specializuar në pozicionet që mbanin lojtarët dhe që ishin në gjendje të shkatërronin kundërshtarin në një mënyrë të shpejtë pasi mund të ktheheshin në mbrojtës, mesfushorë apo sulmues sipas kërkesave të rastit. Një futboll i modeluar totalisht nga Barcelona e sotme.
Por, me këtë postim nuk duam të përqendrohemi të kjo finale por te i madhi Johann Cruijff: plot mjeshtëri, kontroll i çuditshëm i topit, elastik në goditje, driblues i vrullshëm, mahnitës për mënyrën se si e kalonte topin në kënde të çuditshme dhe të papritura. I shkathët dhe i shpejtë, ai dha përshtypjen e të qenurit super inteligjent. Shkrimtari anglez i futbollit, David Miller, e quajti “Pitagora me këpucë.” Shkrimtari holandez, Nico Scheepmaker, e ka konsideruar atë “katërkëmbësh.”
Në vitin 1971, kur revista franceze France Football i dha topin e artë, Johann u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimit
i veshur me një xhaketë të firmosur nga
Puma dhe me logon në plan të parë.
Edhe në finalen e kupës së botës të vitit 1974 Johanni ishte imazhi kryesor i markës Puma. Rikthehemi te fotografia dhe shiheni me kujdes. Është momenti kur Franz Beckenbauer shtrëngon dorën e Johann Cruijff përpara fillimit të ndeshjes.
Hollanda dhe Gjermania Perëndimore ishin të dyja të sponsorizuara nga Adidas. Duhet theksuar që aspekti identifikues i markës Adidas janë tre vijat paralele.
Po ta shihni me kujdes fanellën (uniformën) Cruijff, i mungon një vijë. E ka hequr sepse kishte nënshkruar një kontrat me Puma dhe sepse Johann Cruijff nuk preket; ai është njeriu Puma, ndërsa shokët e skuadrës kanë të gjithë 3 vija në fanellën e tyre.
Themeluesit e Pumas dhe të Adidasit ishin vëllezër.

@NewsIn.Al

