KreuPress EmigrantFrashëri: Latifi është një prej sulmuesve më të mirë që kam luajtur,...

Frashëri: Latifi është një prej sulmuesve më të mirë që kam luajtur, por unë di si ta mbuloj…

Frashëri: Latifi është një prej sulmuesve më të mirë që kam luajtur, por unë di si ta mbuloj…

Të luash kundër Tiranës do të thotë të luash me mbi 100% të mundësive, pasi është një nga ekipet më të mira të kampionatit, por e bukura këtu qëndron, thotë kapiteni i korçarëve Erlis Frashëri.

Ne kemi një ekip të ri, të përgatitur dhe shumë të etur për të marrë rezultat ndaj çdo ekipi. Edhe me Tiranën ne do japim maksimumin për të mos dalë pa pikë. Tranieri Gozdenoviç ka futur në Skënderbeu një mentalitet fitues.
Jam lojtari më i vjetër dhe si i tillë kam pasur fatin të luaj me shumë nga Emrat e mëdhenj të Tiranës së sotme, për të cilët ruaj respekt dhe konsideratë.
Latifi është një super sulmues dhe shumë i vështirë për tu mbuluar, por në mbrojtjen tonë do ta ketë shumë të vështirë…
Ai ka shkëlqyer me Skënderbeun dhe e di që ajo “Fanelë” ka peshë të rëndë dhe nuk i trembet asnjë ekipi.

Futbolli këtu e ka magjinë…luan dhe fiton çdo ekip. Fusha e lojës “flet” me gjuhën e saj.

Ti urojmë fitoren Kombëtares sonë me Poloninë.

Atje është zemra jonë dhe e çdo shqiptari!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit