KreuAktualitetiFSHF zyrtarizon listën për zgjedhje, Duka “zyrtarizohet” përsëri president.

FSHF zyrtarizon listën për zgjedhje, Duka “zyrtarizohet” përsëri president.

FSHF zyrtarizon listën për zgjedhje, Duka “zyrtarizohet” përsëri president.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për president të FSHF dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët duhet të zgjidhen në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore më 16 shkurt të këtij viti.

Armand Duka do të jetë kandidat i vetëm për postin e presidentit të FSHF në garën zgjedhore të 16 shkurtit, kur do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore. Ndërkohë, në garën për Komitet Ekzekutiv të FSHF-së, janë në listë 13 emra për 10 vende, ku mes tyre vihet re prania e ish-presidenti të Teutës, Edmond Hasanbelli, ikonës të Kombëtares shqiptare, Geri Çipi si dhe moderatori Blendi Fevziu.

Kandidatët janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka
Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

E çuditshme!

Asnjë kandidat nga Korça…

13 kandidatët për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së:

Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Armando Cungu
Blendi Fevziu
Edmond Hasanbelli
Envi Hicka
Erind Resuli
Ervin Canollari
Geri Çipi
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit