Gazetari i njohur plas deklaratën e fortë: Ilir Meta ka 4 ditë që nuk përgjigjet në telefon, nuk dihet ku është. SPAK…?
I ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka qenë gazetari Flogert Muça, i cili ka bërë disa deklarata të rënda drejtuar ish-Presidentit të vendit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Muça ka treguar se Meta e ka braktisur Shqipërinë, ka fikur telefonin dhe aktualisht në adresë të tij nga ana e SPAK është prerë një fletë-arresti.
“Ilir Metës i është revokuar viza nga SHBA së bashku me zonjën Kryemadhi. Në djenin time Meta ka mbi 3-4 ditë që nuk përgjigjet në telefon dhe nuk dihet ku është.
Ndaj zotit Meta është prerë fletë-arresti nga informacionet e mia jo zyrtarisht.”- tha për ‘Shqipëria Live’ Flogert Muça
Kujtojmë se Anila Hoxha gjithashtu ka bërë një deklaratë ditën e sotme, teksa ka shtuar se SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën.
@NewsIn.Al

