KreuAktualitetiGazetari zbulon detaje të reja për arrestimin e Encës./ Grupi te...

Gazetari zbulon detaje të reja për arrestimin e Encës./ Grupi te Komuna e Parisit dhe përgjimet e zbuluara .

Kontaktet me narko-grupin te Komuna e Parisit dhe përgjimet e zbuluara, gazetari zbulon detaje të reja për Encën

Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për Euronews Albania se këngëtarja Ruensa Haxhiaj e njohur me emrin e artit si Enca u arrestua mbrëmjen e së hënës pas një përgjimi dhe një hetimi ndaj kësaj të fundit.

Siç sqaroi ai, Enca u vu në prangat e policisë në kuadër të një operacioni anti-drogë te Komuna e Parisit ku u arrestuan 8 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

“Policia zbuloi se 27-vjeçarja blinte drogë te ky grup kriminal. Pasi u zbulua ky detaj u mbajt në vëzhgim dhe në përgjim dhe u zbulua dhe kanabisi me 4 vazo në ballkonin e banesës së saj në Lundër. Kishte kultivuar kanabis që në deklaratën e saj tha se e përdorte për vete,” – u shpreh Çelmeta.⁰

Sipas gazetarit edhe i dashuri me të cilin jetonte këngëtarja është shoqëruar në polici, por është lënë i lirë pasi ka deklaruar se nuk kishte lidhje me kultivimin e bimëve narkotike dhe se nuk ishte në dijeni për vazot.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit