HomeAktualitetiGjeometria e qiellit…/ Nga Gjergj Zefi

Gjeometria e qiellit…/ Nga Gjergj Zefi

Gjeometria e qiellit

Mbi çatitë e kërrusura,
kompanjelë e minare
ngrihen si aksioma të gurta
përkundër diellit.

Prej shekujsh, guri lartësohet
e njeriu zbret nën dhe;
dy paralele që preken
në amshimin e premtuar.

Në oborret e tempujve
siluetat enden pa cak,
e koha, pa u ndier,
ua ngushton rrethin.

Nën lartësitë e kullave
hijet tona zgjaten,
sikur duan të mbërrijnë në varr
pas nesh.

Qielli s’ka qendër as skaj,
veç heshtjes që s’e masim dot;
kufijtë ia vëmë ne,
nga frika e pafundësisë.

Gjergj Zefi

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments