KreuAktualitetiGjergj Luca për çmimet e fryra në sezon: Turp për ju që...

Gjergj Luca për çmimet e fryra në sezon: Turp për ju që abuzoni me çmimet!

Gjergj Luca për çmimet e fryra në sezon: Turp për ju që abuzoni me çmimet!

Ndërkohë që jemi në pikun e sezonit turistik, ajo që ka marrë statusin e kryelajmit janë çmimet e larta, abuzimet e skajshme që po marrin në kërcënim perspektivën e imazhit të Shqipërisë turistike.

Në këtë denoncim të abuzimit me çmimet, sipërmarrësi Gjergj Luca i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve të bareve dhe restoranteve të mos rritin çmimet dhe të marrin shembullin e restorant “Rozafës”.

“Ne te Rozafa kurrë nuk abuzojmë me çmimet pavarësisht se klienti është nga Gjirokastra, nga Kumanova, nga Berlini apo nga Madridi. Ne nuk abuzojmë nëse është verë a dimër, nëse është ditë jave apo Weekend. Ne jemi këtu kokëfortë në mbrojtje të klientelës e nuk prishim por ndreqim imazhin e Shqipërisë turistike. Turp për ju të tjerët që abuzoni me çmimet por gjithësesi ju mbeteni një pakicë dhe koha po ua tregon vendin!”, shkruan Gjergj Luca

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit