KreuAktualitetiKrimi trondit Shqipërinë, tre të vrarë dhe një i plagosur

Krimi trondit Shqipërinë, tre të vrarë dhe një i plagosur

Në detajet e para thuhet se viktimat janë Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se shënjestër ka qenë Shyqyri Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Viktima, Shyqyri Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëritit të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022

Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Vete Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.

Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje djalit tjeter të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit