Tolis Voskopoulos: Tre vjet nga vdekja e tij – postimi prekës i Angela Gerekou
Postimi prekës i Angela Gerekou me rastin e plotësimit të tre viteve nga vdekja e “princit” të këngës popullore.
Kanë kaluar tre vjet nga dita kur Tolis Voskopulos u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. “Princi i natës” ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.
Të premten (19/07) u bënë tre vjet nga vdekja e tij dhe Angela Gereku postoi një foto të tyre së bashku në llogarinë e saj personale. Në mbishkrimin e fotos ajo ka shkruar datën e ndarjes nga jeta të Tolis Voskopoulos dhe ditën e djeshme, të cilën e ka shoqëruar me një zemër dhe dy yje.
Shërbimi përkujtimor u mbajt më 14/7.
Miq dhe të afërm janë mbledhur në varrezat e Athinës për të nderuar kujtimin e Princit të muzikës greke Toli Voskopulos
. Angela Gereku mbërriti në vendngjarje, e shoqëruar nga vajza e saj, Maria Voskopoulou. Nënë e binë shin të veshura me të zeza, ndërsa aktorja në dorë mbante një trëndafil të kuq.
“Unë besoj në jetë dhe në jetën e përtejme”
Në deklaratat e saj të fundit në Happy Day, Angela Gerekou tha për Tolis Voskopoulos: “Ai është kudo, nuk mungon. Personi që duam nuk mungon dhe nuk largohet kurrë, ne vazhdojmë ta duam dhe mendojmë për të në një mënyrë tjetër. Unë besoj në jetë dhe në jetën e përtejme.”
Çifti u njohën në verën e vitit 1995 kur Angela Gerekou shkoi ta dëgjonte në premierën e tij në qendrën “On The Rocks” në Varkiza. Rreth një vit më vonë ata u martuan në Korfuz me Terence Quick si kumbarën e tyre. Së bashku ata patën vajzën e tyre të vetme Maria Voskopoulou e cila lindi në vitin 2001.
Këngët e Toli Voskopulos dhe partneres së tij Marinela kanë qënë hite në Korçë që në kohën e ndalimit të muzikës së huaj në Shqipëri. “Arhondas” Tolis Voskopulos ishte i dashur për gjithë publikun që aq shumë e donte dhe vlerësonte! (In.gr)

Arturo Selimllari_ Selanik
@NewsIn.Al


