Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeAktualitetiGjithë Bota nëpërmjet qeverive të tyre, tregoi nivelin qytetar duke uruar Greqinë...

Gjithë Bota nëpërmjet qeverive të tyre, tregoi nivelin qytetar duke uruar Greqinë për festën e pavarësisë/Adrian Rakipi

Emigracioni pa baba dhe nënë .
Në nje vënd fqinj , Greqi , ku prej 30-vitesh rriten dhe lulëzojnë dy breza shqiptarësh . Duke derdhur djersën e tyre prej vitesh në Shqipëri , nuk gjendet kohë nga elita e politikës Shqiptare (Kryeministër , President , Ministri e jashtme ) për të falenderuar nëpërmjet një urimi ditën e festës së 200-vjetorit të kryengritjes për liri dhe pavarësi ndaj otomanizmit Turk .
Gjithë Bota nëpërmjet qeverive të tyre ,tregua nivelin e tyre qytetar dhe uruan Greqinë për këtë festë atë të pavarësisë

.
Ne , ku lidhjet tona janë të shumëfishta me këtë vënd fqinj ,asnjë reagim njerëzor dhe largpamës !!
Ndjesia për veprime fisnike dhe mirënjohje nga politika jonë ofendoi në radhë të parë punën dhe mirkuptimin njerëzor të emigrantit , kulturën e mirënjohjes së tij për ndyshime të ngërçeve politike të krijuara prej vitesh mes dy vëndeve .

 


Emigranti Shqiptar sot më tepër se kurrë e kishte të nevojshëm këtë veprim që do të na lartësonte si njerëz por edhe do ti jepte vëndit fqinj meritën dhe vlerat për miqësi dhe prosperitet .
E drejta për të ndarë çifligjet politike në Shqipëri nëpërmjet zgjedhjeve të 25- Prillit nuk sensibilizon emigrantin dhe problematikën e tij sepse kur nuk bëhet një urim për një fqinjësi të mirë midis dy vëndeve nuk mund te presësh nga ky mentalitet politik egzistues në Shqipëri dëshirën më të vogël për qasje bilaterale për zgjidhjen e problemeve të akumuluara prej vitesh !


Ndryshimet edhe një herë kërkohen nga vetë ne për ti tërhequr veshin politikës Shqiptare me kërkesa të drejtpërdrejta dhe demokratike , shëmbull qytetërimi .
Por së bashku , falenderojmë këtë vënd dhe i urojmë 200-Vjetorin e Pavarësisë me dëshirën pozitive për begati dhe bashkëpunim !
Gëzuar Greqi ! Gëzuar Popull Grek !

Adrian Rakipi

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments