GJKKO burgos katër zyrtarët e bashkisë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shpallur sot dënimet ndaj katër zyrtarëve të Bashkisë Dimal, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, si dhe ndaj menaxherit të një subjekti privat dhe një inxhinieri, pasi u akuzuan për përfshirje në veprime të kundërligjshme në dhënien e lejeve të ndërtimit kundrejt ryshfetit tre vjet më parë.
Përgjegjësi i shërbimeve në Bashkinë Dimal, Arben Guraj u gjet fajtor për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim; “Korrupsioni pasiv…, e aktiv”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ai u dënua në total me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkutuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj burgim.
I pandehuri Altin Pali, me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës në këtë bashki, akuzuar për “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv…”, u dënua me 3 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vjet burgim. Për të njëjtat vepra penale u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj e pandehura Valentina Jançe, përgjegjëse sektori e urbanistikës pranë Bashkisë Dimal. Agim Çunaj, me detyrë përgjgjës i IKMT pranë kësaj bashkie, u dënua për shpërdorim detyre me 1 vit e 6 muaj. Zyrtarëve të akuzuar, i’u hoq e drejta e mbajtjes së funksioneve publike për 5 vjet.
Menaxheri i subjektit privat, Vait Koshi, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv…” u dënua me 1 vit burg, ndërsa inxhinieri Arjan Demiri me 8 muaj burg. Ndaj këtyre dy të pandehurve u vendos shuarja e masës së sigurisë, pasi rezulton që të kenë kenë tejkaluar masaën e dënimit të dhënë nga gjykata.
@NewsIn.Al

