KreuAktualitetiLevizja haxhiqamiliste "Dum Baben" ka infektuar rende shume parlamentare te opozites./ Petro...

Levizja haxhiqamiliste “Dum Baben” ka infektuar rende shume parlamentare te opozites./ Petro Koçi

Levizja haxhiqamiliste “Dum Baben” ka infektuar rende shume parlamentare te opozites. Sulmojne institucionet duke enderruar nje grusht shteti kunder SPAK ut.

Nga deputeti socialist Petro koçi

Duke tentuar te zevendesojne ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me perleshje boksi ata ne fakt nuk po sulmojne maxhorancen por vete shtetin, vete Republiken.
Grabitja e Klubit Partizani, fallsifikimi i dokumentave, perdorimi i pushtetit kryeministror per te legalizuar manovrat e pervetesimit te trojeve publike ne favor te familjareve jane pergjegjesi penale te cilave nuk mund tu shpetosh me 14 shtatore te rinj.
Sakrifica solidare e ca deputeteve per te zgjidhur me mjete dhune hallet personale te nje kampioni te korrupsionit qeverises kompromenton rende betimin e tyre kushtetues.
Drejtesia e re, e ngritur mbi germadhat e drejtesise se vjeter e cila varej nga qikllopet e politikes se korruptuar, ka mbeshtetjen e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Kjo drejtesi e re mund te themi se po hedh themelet e nje Republike te Re.
Koha e pandeshkueshmerise prepotente ka marre fund.
Kriza, frika, manovrat dhe dhuna e te korruptuarve nuk mund ta rrezojne kete Republike te Re.
Republika e Re do te fitoje!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit