KreuAktualitetiGjobë dhe sekuestrim veglash muzikore. Nëse në qytete të tjera mund të...

Gjobë dhe sekuestrim veglash muzikore. Nëse në qytete të tjera mund të “sekuestrohen” kallashë apo shkopinj bejzbolli, në Korçë “burgoset” kitara!

Gjobë dhe sekuestrim veglash muzikore. Nëse në qytete të tjera mund të “sekuestrohen” kallashë apo shkopinj bejzbolli, në Korçë “burgoset” kitara!

Të ndalohet sigurisht muzika e lartë dhe shqetësuese pas orës 24 00, por jo serenatat…

Ka aparate matëse për zhurmat dhe brenda qytetit askush nuk i do pas mesnate!

Nuk është faji i Korçës trashëgimia e serenatës, as dhe e korçarëve që këngët e tyre i quajtën sereNata, jo sereDita!

Me të ndaluar, pa të ndaluar ne do i këndojmë serenatat tona, duan apo nuk duan të tjerët!

Në Korçën e korçarëve serenatat ishin, janë dhe do të mbeten simbol i dashurisë….sa mund të ndalosh dashurinë, aq do ndalosh dhe kitarat të këndojnë mbrëmjeve në qytet!

Mbase, gjetja e “gjuhës” me pronarët për të kufizuar patjetër muzikën e lartë pas orarit të caktuar, do të ishte më e pranueshme…behari aq është në Korçë dhe biznesi që drejtojnë pa muzikë dështon.

Ja dhe njoftimi i DVP Korçë:

DVP Korçë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike në të gjithë qarkun.

Prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë në ambientet e një lokali, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 3 muzikantë, të cilët ishin punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me Task Forcën si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që është pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 1 rast të paligjshmërisë në këtë fushë.

Konkretisht në një lokal në lagjen nr. 4, Korçë, është konstatuar muzikë e lartë, në tejkalimin të përcaktimeve ligjore mbi nivelin e zhurmave.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit M. Z (pronari i lokalit), A. H; A. Zh. dhe M. Ç., muzikantë në këtë lokal, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se tre muzikantët nuk ishin të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore, si të punësuar në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit