KreuAktualitetiGJYKATA E LARTË jep vendimin për ERION VELIAJ-n

GJYKATA E LARTË jep vendimin për ERION VELIAJ-n

Veliaj kishte paraqitur rekurs duke kërkuar zëvendësimin e masës me një masë më të butë sigurie, ndërsa çështja u shqyrtua këtë të enjte nga Gjykata e Lartë.

Paralelisht, Gjykata Kushtetuese kishte kthyer për rishqyrtim një tjetër kërkesë të tij lidhur me lirinë personale, duke kërkuar argumentim më të detajuar mbi proporcionalitetin e masës së sigurisë në raport me funksionin që ushtron si kryebashkiak i Tiranës.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja kishte theksuar se Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” cenon të drejtën për t’u zgjedhur dhe ushtrimin e mandatit publik.

Megjithatë, me vendimin e kësaj të enjteje, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Veliajt.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ndërkohë, SPAK ka dërguar dosjen për gjykim, duke ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit