HomeBotaGJYKATAT NUK DËNOJNË,ATO JAPIN DREJTËSI./Esmerald Xhafa

GJYKATAT NUK DËNOJNË,ATO JAPIN DREJTËSI./Esmerald Xhafa

GJYKATAT NUK DËNOJNË,ATO JAPIN DREJTËSI.

Vendimi unik i gjyqtarit mbi hajdutin e

vogël.

Në Amerikë, nji 15-vjeçar u kap tu’ vjedhë bukë nga nji dyqan. Në përpjekje për t’u largue, ai gjithashtu theu edhe nji raft.
Para se të jepte vendimin, gjykatësi donte ta ndigjonte edhe djalin.
Gjykatësi: ′’Pse vodhe? ”
Djali: ′’Kisha nevojë për bukë.”
Gjykatësi: ′’Nuk mund të blije bukën në vend që ta vidhje? ”
Djali: ′’Nuk kisha para për ta blerë”.
Gjykatësi: ′’Mund të kishe kërkue para nga familja jote”.
Djali: ′’Kam vetëm nanën në shpi. Nana jeme asht e sëmurë e asht e papunë. Kam vjedhë pak bukë e djathë vetëm për të.”
Gjykatësi: ”Ti je i vogël, normalisht nuk ke një punë”
Djali: ′’Kam punue në lavazh. Para nji jave bana nji ditë pushim për t’i shërbye nanës e për kyt arsye u pushova nga puna.’′
Gjykatësi: ′’A nuk kishe ku të kërkoje ndonji ndihmë?”
Djali: ′’Çdo ditë kur dal nga shpia kontaktoj të paktën pesëdhjetë adresa tu’ kërkue ndonjë punë, por pa sukses. Në fund, vendosa të vjedh.”

Pas përfundimit të bisedës me djalin, gjykatësi shpalli verdiktin e tij:
-“Vjedhja, sidomos vjedhja e bukës, asht nji krim shumë i turpshëm. E ktu t’gjithë jemi përgjegjës për kyt krim. Të gjithë të pranishëm në kyt sallë, edhe unë, edhe unë jam midis tyne, përgjegjës për kyt krim.
Atëherë t’gjithë të pranishmit në gjyq do të “gjobiten” me nga 10 dollarë. Askush nuk do t’largohet nga salla e gjyqit derisa të dorëzojë 10 $ secili”.
Gjykatësi, pasi dha 10 dollarët e tij, vendosi “nji gjobë” prej 1.000 dollarësh për dyqanin që dorëzoi djalin e uritun në polici.
Pasi ndigjoi vendimin, djali nuk i mbajti dot lotët tu’ pa gjyqtarin ndërsa ky i fundit lexonte vendimin.
Gjykatësi u largua nga salla duke u përpjekur t’i fshihte lotët. Këto janë fjalët e fundit të gjyqtarit:

-“Nëse një person kapet tu’ vjedhur bukë, të gjithë njerëzit e atij komuniteti, shoqërisë e të shtetit duhet të turpërohen “.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments