Vidhet shtëpia e gjykatëses: Më kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri
Banesa e gjyqtares Shpëtime Pitaku ka rënë pre e një vjedhje nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, aty ku dhe gjyqtarja Pitaku ushtron detyrën e saj.
Dy personat të cilët kanë hyrë në banesën e saj, i kanë ruajtur, i kanë mbajtur në vëzhgim. Ata janë futur kur nuk ka pasur njeri në shtëpi. Ka qenë gjyqtarja Shpëtime Pitaku, e cila ka denoncuar rastin në Policinë e Durrësit”. Sipas burimeve gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka pretenduar se autorët i kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri.
Ngjarja ka ndodhur ditën e diel, ndërkohë që gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë qenë në banesë.
@NewsIn.Al

