Gjysmat, që ngelen gjysma…i njëjti avaz vazhdon!
Shikoji, lexoji…lexoji, shikoji…i ke kudo, kudo që hedh sytë…sido që t’i shohësh “gjysma” të duken…
GJYSMA, gjysma nga soji, gjysma nga lloji…gjysma nga gustoja…gjysma nga shija…gjysma nga mëndja, gjysma nga personaliteti…e kjo eshte më e keqja e kësaj “gjysme”…gjysmë inteligjenca e tyre…”gjysmë” njerëz, gjysmë europianë, gjysëm partiakë, gjysëm deputetë, gjysmë hënë, gjysmë drapër…gjysëm drejtësi, gjysëm ortakë…kudo gjysëm…gjysmë dhe në e vërteta!
Një gjysmë mbytëse që i beson verbalisht vetvetes, dhe nuk merr parasysh asgjë…një gjysmë e trashëguar…gjysëm njeri, gjysmë hapi…gjysmë politikan, gjysmë çoban…gjysmëkollare e gjysmë opingë…gjysmështet, gjysmë ibret… gjysëm shokë, gjysëm interes…gjysmë besë, gjysëm rufjan…gjysëm parti, gjysëm yxhym…gjysëm burra, gjysëm femra…
Gjysëm gjysma…gjysëm jetë…
Shqipëri, fundvjeshte 2021…(Ilir Jano)
@ NewsIn.Al

