KreuAktualitetiGreqi- Larisa, një rrugë do të mbajë emrin e 20-vjeçares shqiptare Klaudia...

Greqi- Larisa, një rrugë do të mbajë emrin e 20-vjeçares shqiptare Klaudia Alexandra Lata

Në qytetin e Larisës në Greqi, autoritetet lokale kanë vendosur që një rrugë të mbajë emrin e 20-vjeçares shqiptare Klaudia Alexandra Lata, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi.

Rruga “Solona” në lagjen Nea Smyrni do të riemërtohet “Alexandras Lata”, në nderim të studentes së shkëlqyer të Mjekësisë në Aristotle University of Thessaloniki.

Klaudia ishte cilësuar nga mësuesit dhe profesorët si një nga studentet më të mira. Ajo kishte shkuar për disa ditë pranë familjes në Patra dhe po kthehej në Selanik për të vazhduar studimet, kur ndodhi aksidenti tragjik i vitit 2023 në Tempi.

💔 Prindërit e saj kishin kërkuar që ajo të qëndronte edhe pak ditë me ta, por Klaudia vendosi të kthehej për të vazhduar studimet.

Ajo është një nga katër shqiptarët dhe rreth 60 të rinjtë që humbën jetën në një nga tragjeditë më të mëdha hekurudhore në Greqi.(Ora)

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit