KreuAktualitetiGreqi_ Grabiti me maskë një pikë karburanti, identifikohet shqiptari 

Greqi_ Grabiti me maskë një pikë karburanti, identifikohet shqiptari 

Greqi_ Grabiti me maskë një pikë karburanti, identifikohet shqiptari

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Irakleo, Greqi. Një burrë, i veshur me maskë, hyri në një pikë karburanti në Knossos në mesnatë dhe duke kërcënuar punonjësin, i kërkoi para nga arka.

Punonjësi i ka dhënë 260 euro dhe grabitësi i ka marrë dhe është zhdukur në këmbë. Policia duke përdorur materialet e kamerave të sigurisë, si dhe deklaratat, ka mbërritur në gjurmët e autorit, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit