KreuAktualitetiGreqi_27 vjeçari shqiptar ka përdhunuar një grua 70 vjeçare në shtëpinë e...

Greqi_27 vjeçari shqiptar ka përdhunuar një grua 70 vjeçare në shtëpinë e saj

27 vjeçari shqiptar ka hyrë në banesën e 70-vjeçares dhe nën kërcënimin e thikës e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare.  Protothema, shkruan se 27-vjeçari shqiptar jetonte në një hotel përballë shtëpisë të së moshuarës.

  • I riu shqiptar pasi kishte mbuluar fytyrën me shall, ka hyrë në banesën e 70-vjeçares dhe nën kërcënimin e thikës ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale. 70-vjeçarja përshkroi autorin dhe policia e identifikoi duke konstatuar se banonte në një hotel të vjetër përballë shtëpisë së viktimës. 27-vjeçari shqiptar ka mohuar akuzat, mirëpo autoritete greke kanë gjetur shenjat e gishtave dhe pritet të çohet drejt prokurorisë së qytetit Kos.
  • @NeusIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit